DISCIPLINA
Futbollisti i Besës në disciplinore
2 June, 2015 @18:41
Komesari i Garave të FFK-së, Ismet Ahmeti, ka inicuar Procedurë Disciplinore ndaj futbollistit të Besës, Florent Papuqi sot.
Si motiv është përmendur reagimi i ashpër ndaj vendimit të referit kryesor pas marrjes së kartonit të verdhë, duke u bazuar në raportin e referit dhe inçizimit televiziv, ka shkruar njoftimi i KG-së.
Tre ditë, duke nisur nga sot, lojtari në fjalë do të ketë të drejtë ankese.
Papuqi kishte marrë karton të kuq në këtë ndeshje, pas këtij reagimi ndaj referit Bajram Gashi, derisa Besa kishte mbetur me 10 lojtarë, por kishte arritur të mposht Ferronikelin në derbi, 1-0.
Besa dhe Ferronikeli do të vendosin për fituesin e titullit kampion në xhiron e fundit të Superligës, kur pejanët udhëtojnë në Gjakovë, derisa drenicakët presin Prishtinën.
TABELA AKTUALE DHE STATISTIKA TJERA