SUPERLIGA TURKE

Galatasaray fiton derbin, nxehet lufta për titull
8 May, 2021 @21:53
Skuadra e Galatasarayit e fitoi derbin kundër Besiktasit me rezultat 3-1.
Ryan Babel shënoi golin e parë të Gallatës kundër ish-skuadrës së tij në minutën e 11’, derisa rezultatin e barazoi Rachid Ghezzal në minutën e 42’ nga pika e bardhë.
Edhe Galatasarayi shënoi nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë me super yllin Radamel Falcao.
Goli i rehatisë për Gallatën erdhi nga Arda Turan në minutën e 76’.
Gallatasarayi tani ka 78 pikë, 3 më pak se lideri Besiktas dhe gjendet në pozitën e tretë.
TABELA AKTUALE
1.Besiktas 81p
2.Fenerbahce 79p
3.Galatasaray 78p