TITULLI I XXIV PËR GJIGANDIN NGA STAMBOLLI
Galatasaray kampion me rekord të ri
27 May, 2024 @7:48
Me fitoren e shënuar të dielën ndaj Konyasporit 1-3 [Prip 78’ - Icardi 29’, 51’, Kutlu 53’] Galatasaray është bërë kampion i Turqisë për të 24-tën herë. Ekipi i drejtuar nga Okan Buruk ka arritur në kuotën e 102 pikëve, duke fituar titullin kampion me rekord numër pikësh në Superligë të Turqisë ndonjëherë.
Gjithashtu sulmuesi Mauro Icardi u bë golashënuesi më i mirë i stinorit, ndërsa Dries Mertens me 16 asistime u bë asistuesi më i mirë i stinorit në Superligën turke - të dy lojtarë të ekipit kampion.
Në anën tjëtër për Konyasporin ka qenë ditë me ethe, pasi që ishte në kombinim për rënie nga elita - por në fund, falë rezultateve të ndeshjeve tjera, mbetën në elitën e futbollit turk.
Përndryshe, në Turqi me 5 tituj kampionësh merr një yll mbi stemë dhe tashmë me marrjen e titullit të 24-të, Galatasaray do të mund të arrijë te “ylli i pestë” mbi stemë me 25 tituj kampioni të fituar.