TRIUMF NË FINALE
Milot Rashica fiton Kupën e Turqisë me Beshiktashin
23 May, 2024 @22:43
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë trofeun e parë të tij me Beshiktashin në Turqi, duke fituar finalen e kupës sonte. Përballja që u zhvillua në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit ku Beshiktas u ndesh me Trabzonsporin pati përfundim dramatik, ndërsa bardhezinjtë e Stambollit fituan në sekondat e fundit të ndeshjes 3-2 [Ghezzal 45’+3pen., Uçan 54’, Al-Musrati 90’+4 - Onuacho 13’, Pepe 59’].
Rashica hyri në fushë të lojës në pjesë të dytë, pranë rezultatit 2-2, ndërsa luajti deri në fund të ndeshjes. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka qenë startues për Beshiktashin në këtë duel ku fitoi kupën, ndërsa luajti deri në sekondat e fundit të ndeshjes për tu zëvendësuar taktikisht. Te Trabzonspori, për 90 minuta në fushë ka qenë reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, Enis Bardhi.