Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY 2-1 KONYASPOR

Galatasaray kryeson duke i shkaktuar humbjen e parë Konyas

Galatasaray kryeson duke i shkaktuar humbjen e parë Konyas


16 September, 2022 @20:45

Galatasaray i Milot Rashicës ka dalë në krye të renditjes tabelare në Superligën turke, duke i shkaktuar humbjen e parë Konyasporit që deri sonte ka qenë pa humbje në elitë.

Galatasaray mposhti Konyan 2-1 [Sergio Oliveira 1, Calvo 82ag. - Endri Çekiçi 15], ndërsa te ekipi i Stambollit Milot Rashica qëndroi përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.

Në anën tjetër, te Konyaspori supergoli i Endri Çekiçit nuk mjaftoi. Reprezentuesi i Shqipërisë për më tepër u lëndua, duke dalë nga loja në minutën e 30. Pas golit ai pati edhe një super tentim, duke qëlluar transversalen e Galatasarayit. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të jetë i gatshëm për kombëtaren, pas ftesës së marë nga Edy Reja.

Endri Cekici

Zymer Bytyqi, reprezentuesi i Kosovës, ka qenë pjesë e lojës përgjatë 90-minutave te Konyaspori gjithashtu, duke treguar lojë mesatarisht, por pa depërtimet e mësuara nga ai sonte në përballjen ku ishin mbi 46 mijë shikues në Nef Arena të Galatasarayit.


Në fund, Galatasaray merr kryesimin e përkohshëm të Superligës turke me 16 pikë nga 7 ndeshje, duke e lënë pas Konyasporin me 14 pikë nga po aq ndeshje. Përndryshe sonte te Galatasaray debutoi edhe sulmuesi Mauro Icardi.


 
Të gjitha lajmet nga International