ROSSONERI
Galliani prezenton 2 lojtarë
11 July, 2014 @15:23
Drejtori i Rossonerëve, Adriano Galliani, ka bërë të ditur sot në një konferencë për shtyp se Milan do të ketë sukses në stinorin e ri me të ardhurit e ri, Michael Agazzi dhe Michelangelo Albertazzi.
Portieri 30 vjeçar, Agazzi, vjen nga Chievo për t’i bërë konkurrencë Christian Abbiatit, derisa Albertazzi i kthehet ekipit ku u rrit, pas viteve të kaluara si huazim në Hellas Verona.
“Po ua prezentojmë dy arritjet vendore. Të dy kanë tregime të ndryshme, por tashmë janë lojtarë të Milanit. Agazzi ka përvojë në mbi 150 ndeshje te Cagliari e Chievo, derisa Albertazzi kthehet nga Verona,” ka thënë Gallianin në konferencën për shtyp të Rossonerëve sot, transmeton Football Italia.
Milan ka përfunduar stinorin e kaluar në pozitën e gjashtë të Serie A dhe pas më shumë se dy dekadave nuk do të jetë pjesë e garave europiane.