Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Gani Sejdiu rikthehet në Gjakovë!

TOPSPORTI/ Erdis Driza/ Arkiv

Gani Sejdiu rikthehet në Gjakovë!


19 July, 2022 @23:01

Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, ka pranuar ofertën e Vëllaznimit dhe i është rikthyer kuqezinjëve duke marrë postin e timonierit të skuadrës për edicionin 2022/23.

Siç ka bërë të ditur KF Vëllaznimi, Sejdiu ka pasur oferta nga disa klube, por përfundimisht ka pranuar ofertën e tyre për të bërë ngritjen e lojës dhe skuadrës.

“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun, që ta udhëheq klubin për sezonin 2022/23. Edhe pse ka pasur shumë oferta nga shumë klube, ai ka thënë se për Vëllaznimin do të jem i gatshëm. Një trajner si Gani Sejdiu, që është i cilësisë së lartë, është nder dhe respekt ta kemi në klub,” ka shkruar njoftimi i klubit gjakovar, që bëri të ditur për trajnerin e ri të skuadrës.

Kujtojmë, Sejdiu ka qenë trajner i Vëllaznimit në fund të stinorit 2017/18 në katër ndeshjet e fundit, kur kuqezinjtë veçse kishin rënë nga Superliga, ndërsa kishte nisur stinorin 2018/19 në Ligë të Parë, por kishte dhënë dorëheqje pas rezultateve jo të mira, duke marrë përgjegjësinë, edhe pse kryesia e klubit kishte kërkuar të vazhdojë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë