BASEL

Gashi vulos fitoren
9 November, 2014 @16:00
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi, ka shënuar përsëri sot për ekipin e tij Basel.
Gashi, ka shënuar golin e fundit të ekipit të tij në fitore ndaj Vaduzit si mysafir 4-0.
Ky ka qenë goli i gjashtë i tij në Superligën zvicerane këtë stinor, prej se erdhi nga Grasshopersi në verë.
Ai u zëvendësua në minutën e 77-të të ndeshjes nga argjentinasi Matias Delgado, derisa në atë minutë trajneri i Baselit, Paulo Sousa futi në lojë edhe Taulant Xhakën në vend të mbrojtësit Behrang Safari.
Basel është lider i Superligës zvicerane.
Për çudi, Gashi kësaj radhe nuk është ftuar nga Gianni De Biasi në kombëtare për ndeshjet miqësore ndaj Francës e Italisë.