S'KA FITUES PËRSËRI

Nga dueli i mëparshëm ndërmjet Prishtinës e Trepçës'89/BOROZANI/Erdis Driza/
Superderbi arsyeton epitetin, por nuk gjen fituesin
9 November, 2014 @15:06
Derbi më i madh i viteve të fundit në futbollin kosovar, Trepça’89-Prishtina, përsëri nuk ka gjetur fituesin këtë stinor.
Pas barazimit në Prishtinë muaj më parë 0-0, sot në Mitrovicë u tregua gjithçka nga futbolli, duke nisur nga organzimi, loja, sulmet, golat - por vetëm fitues nuk kishte, pasi që skuadrat u ndanë me barazim 2-2 në fund.
Drilon Musaj dhe Emin Baliqi shënuan për vendasit, derisa Liridon Latifi shënoi dy herë për Prishtinën, e cila ishte edhe në avantazh 1-2, para golit mjeshtëror të Baliqit që barazoi gjithçka në 2-2.
Te Prishtina, Liridon Latifi, ka treguar edhe njëherë cilësinë e tij, pasi që pas golit të shpejtë të pranuar nga Trepça’89, ai shënoi dy herë për të sjellë në avantazh ekipin e Bylbyl Sokolit.
Trepça’89 kah fundi kishte rastin edhe për të fituar ndeshjen po të ishin më të përqëndruar sulmuesi kryesor i ekipit Blerand Kurtishaj, por edhe Argjend Mustafa - që treguan lojë tejet të mirë, derisa futja e futbollistit me përvojë Emin Baliqi në lojë nga trajneri Fahredin Duraku, bëri që mitrovicasit të këndellën jashtëzakonshëm dhe të mbyllin prishtinasit kah fundi i ndeshjes.
Organizim tejet i mirë i mitrovicasve, pastaj, lojë e mirë, akcione nga të dyja palët, ndeshje e vërtetë e pa kalkulime të shumta u pa sot në Riza Lushta - derisa futbollistët e të dyja ekipeve duhen përgëzuar për atë çfarë paraqitën në fushë të gjelbër - përveç që asnjhëra nuk fitoi.
Ky ka qenë barazimi i dytë i Trepçës’89 dhe Prishtinës këtë stinor, derisa ndeshja në Prishtinë kishte përfunduar pa gola, sot ekipet barazuan përsëri dhe atë për kënaqësi të tifozerive 2-2.
Pas kësaj xhiroje, dy ekipet në fjalë kanë përsëri pikë të barabarta në tabelë dhe janë vetëm tre pikë larg liderit Ferronikeli - me të cilët xhiron tjetër do të ketë punë Prishtina, e Trepça’89 do të luaj ndaj Drenicës.