BIANCONERI
Giaccherini i gjindshëm
10 March, 2013 @18:05
Mesfushori italian, Emanuele Giaccherini, ka qenë njeriu i ndeshjes sot në duelin e kampionit Juventus ndaj Catanias.
Goli i tij në minutën e fundit të takimit, i ka sjellur bianconerëve tre pikëshin e radhës. Gol ky që erdhi pas një krosimi të françezit Paul Pogba dhe nuk u kontrollua mirë nga portieri, me ç‘rast Giaccherini rrëmbeu topin dhe shënoi për golin e vetëm dhe me shumë blerë për ekipin e Antonio Contes.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, i cili gjatë afatit kalimtar dimëror kaloi në Catania, sot është futur në fushë në minutën e 83-të ndeshjes, mirëpo nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh në fushë.
Pas humbjes së Napolit sot në Veronë nga Chievo, Juventusi ka ngritur epërsinë në krye të tabelës në 9 pikë.
SERIE A, SOT
Juventus - Catania | 1-0 | ||
Parma - Torino | 4-1 | ||
Palermo - Siena | 1-2 | ||
Chievo - Napoli | 2-0 | ||
Cagliari - Sampdoria | 3-1 | ||
Atalanta - Pescara | 2-1 |