PAS NDESHJES

Giresse fajëson kushtet dhe tregon pse s’erdh goli!
16 June, 2023 @23:24
Përzgjedhësi i Kosovës, francezi Alain Giresse, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Rumanisë, ku Kosova zbehu tërësisht gjasat për kualifikim në EURO 2024 ka thënë se merr përgjegjësinë për rezultatin dhe se ndihet si secili trajner tjetër.
Ai pak ka fajësuar kushtet atmosferike, ndërsa sa i përket sulmuesve ka shtuar se nuk ka pasur raste që ata të shënojnë.
“Ne luajtëm mirë, u mbajtëm por nuk shënuan golin. Kushtet në terren, shiu, nuk ishin në favorin tonë. Kjo ndikoi që të mos marrim atë që meritonim. Pika është e rëndësishme. Që të shënojnë sulmuesit duhet të kemi raste, kjo lidhet me ndërtimin e lojës. Edhe nëse luajmë me më shumë sulmues kjo nuk do të thotë që do të shënojmë. Si në fitore ashtu edhe në humbje, unë marr përgjegjësinë për rezultate. Ndihem si secili trajner,” ka thënë ndër të tjera Giresse në ato që u pyet për përshkrimin e lojës, mos shënimin e golit si dhe marrjen e përgjegjësisë për mosfitore të Kosovës në tashmë tri ndeshje kualifikuese.
Me këtë barazim, Kosova 0-0 Rumania, Kosova bie në vend të katërt në Grupin I kualifikues, me 3 pikë nga 3 ndeshje, duke qenë vetëm para Bjellorusëve dhe Andorrës. Dueli i radhës për Kosovën luhet më 19 qershor kur Dardanët udhëtojnë në Hungari për tu ndeshur me Bjellorusinë.◼️