Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Giresse: Rezultati i mirë, pjesa e parë jo!

Fotot: FFK

Giresse: Rezultati i mirë, pjesa e parë jo!


2 June, 2022 @21:51

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së Kosovës ndaj Qipros në Larnaca, ka thënë se ka qenë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në pjesë të parë, ndërsa është i kënaqur me rezultatin e arritur në fund.

“Pjesa e parë nuk më ka pëlqyer. Ne kemi filluar mirë Ligën e Kombeve dhe kemi marrë një rezultat të mirë. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet e ardhshme. Duhet një performancë shumë më e mirë se kjo ndaj Greqisë,” ka thënë francezi.

“Pjesa e parë nuk ka qenë mirë dhe kam kërkuar që futbollistët të bëjnë një rivendosje në fushë. Të luajmë nga këndet dhe të ishin më të saktë në lojë me top,” ka shtuar ndër të tjera ai.

Kosova me fitore ndaj Qipros ka marrë tri pikët e para në grup, ndërsa më 5 qershor pret Greqinë në Prishtinë, ndaj të cilëve asnjëherë nuk ka fituar.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve