MURIQI
Muriqi në Superligën turke
30 May, 2016 @15:28
Sulmuesi prizrenas i Giresunsporit, Vedat Muriqi, edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Gençlerbirligit, ka bërë të ditur tanimë ish ekipi i tij.
Muriqi që ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, para se të kalojë te Teuta e Durrësit dhe Bylisi në Kategorinë Superiore, së fundi ka pasë paraqitje mjaft të mira me Giresunin dhe tashmë ka siguruar shërbimet e ekipit nga Ankaraja.
Muriqi i ka sjellë 500 mijë euro ish ekipit të tij si dëmshpërblim, ndërsa Giresun gjithashtu do të merr edhe 10% të shumës së transferit, nëse ai kalon diku tjetër nga Gençlerbirligi, ka shkruar sot spor28.com.