NUK NDALEN
Besa përforcohet me Kolshin e Elshanin
30 May, 2016 @12:08
Besa e Pejës po vazhdon të përforcohet edhe më prej se në krye të saj erdhi trajneri Gani Sejdiu.
Sot ekipi përmes Facebookut ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me dy futbollistët e Prishtinës, Granit Kolshi dhe Qemail Elshani.
Dyshja në fjalë kanë qenë pjesë e Ferronikelit stinorin e kaluar dhe kanë punuar nën urdhërat e Sejdiut, ndërsa prej janarit të këtij viti kaluan te Prishtina, ku fituan Kupën e Kosovës.
Besa ditë më parë morri edhe dy futbollistë të Istogut dhe tre të Hajavlisë.
Projektin e përforcimeve të shumta, ekipi pejan që po kërkon titullin kampion për stinorin tjetër po e quan ‘krijimi i Besës europiane’.