ARSENAL

REUTERS
Giroud: As Henry, as Drogba
7 May, 2013 @13:59
Sulmuesi françez i Arsenalit, Olivier Giroud, beson se stinori i tij debutues në Premier League, ka qenë më i mirë sesa i Thierry Henry dhe Didier Drogbas.
“17 gola dhe 11 asistime, kjo shifër më bën mua të mirë në stinorin debutues sesa Henry dhe Drogba, kur kanë ardhë në Angli. Kjo është cilësia ime,” ka qenë i qartë Giroud, duke folur për Le 10 Sport.
Ai gjithashtu ka pranuar se ka pasur presion të jashtëzakonshëm si debutues për shkak se prej tij kanë kërkuar të zëvendësojë menjëherë holandezin Robin Van Persie.
“Unë erdha si zëvendësim i Van Persiet dhe kur arrin në një klub të tillë, kërkesat nuk ndalen. Kritikat gjithmonë nuk kanë qenë në vend, mirëpo ato të shtyjnë për të punuar më shumë,” ka bërë ditur françezi 26 vjeçar.
Giroud ka shënuar më shumë gola sesa Drogba, por jo edhe se Henry në stinorin e parë në Angli.