MAN UTD

Manchester Evening News
Gjenerata e artë, tash udhëheq!
5 July, 2013 @10:51
Klasa e Manchester Unitedit e vitit 1991/92 ka lënë aq shenjë në të gjitha sukseset e klubit të Sir Alex Fergusonit - sa që Manchester United sot është vetë historia, pas vetëm tre dekadave!
Kryetrajneri i ri i Manchester United, David Moyes, emëroi Ryan Giggs dhe Phil Neville si trajner ndihmës të tij dhe ndikimi i po kësaj gjenerate do të thotë që do të vazhdojë te klubi nga Old Trafford.
Edhe David Beckham është shumë afër emërimit në postin e ambasadorit global të klubit - kështu që jeta e këtyre djelmoshave me Manchester United mund të thuhet lirisht se ndërroi historinë e klubit.
Paul Scholes-it gjithashtu pritet t’i ofrohet një post në akademinë e klubit, ndërsa edhe të tjerët janë në plan.
A do të vazhdojë sundimi i Manchester United tashmë me gjeneratën e artë në pozita udhëheqëse, mbetet të shihet në stinorët në vijim.