PSG

REUTERS
S’ka çmim!
5 July, 2013 @9:58
Përfoljet lidhur me largimin e qendërmbrojtësit brazilian, Thiago Silva, nga Paris St Germain në Barcelonë, janë mohuar tërësisht sot edhe nga kreu i klubit parisien.
“Thiago Silva është njëri ndër lojtarët më të mirë që i ka pasur ndonjëherë PSG. Ai është pishtar i ekipit dhe i jep shumë skuadrës,” ka thënë kryetari i klubit parisien, Nassel Al-Khelaifi, për Le Parisienin sot.
Sipas Al-Khelaifit, kapiteni i Brazilit është njëri ndër lojtarët e rrallë në botë, që ‘nuk ka çmim’ që e blen atë.
PSG e kishte marrë brazilianin stinorin e kaluar nga Milan. Thiago Silva udhëhoqi PSG-në drejt titullit kampion të Francës. Ndërsa muajin e kaluar Brazili, me Silvan kapiten, arriti të fitojë Kupën e Konfederatave, duke e mposhtur Spanjën në finale 3-0.