126%

REUTERS
Tevezi profitabil për Juven
5 July, 2013 @10:09
Carlos Tevez, i transferuar ditë më parë nga Manchester City për në Juventus, ka filluar t’ia mbushë arkët skuadrës kampione të Italisë.
Fanella me numrin dhjetë dhe me emrin e Tevezit në te është më e shitura në Juventus Store, ndërsa arritja e tij në qytetin nën Alpe, ka ngritur 126% shitjen e biletave vjetore krahasuar me stinorin e kaluar.
E përditshmja e afërt me klubin bardh-e-zi nga Torino, Tuttosport, ka raportuar sot se ka pasur tifozë që kanë pritur edhe nga 16 orë në radhë për biletë sezonale!