Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: GJERMANIA - SKOCIA

Gjermania deklason Skocinë, fiton ndeshjen hapëse

FOTO / UefaN

Gjermania deklason Skocinë, fiton ndeshjen hapëse


14 June, 2024 @23:09

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, Gjermania e deklasoi Skocinë me rezultat 5-1.

Gjermania me dominim total e mposhti kundërshtarin, derisa goli i parë erdhi që në minutën e 10’ me Florian Wirtz.

Nëntë minuta më pas Jamal Musiala e dyfishoi epërsinë e Gjermanisë, derisa pjesa e parë u mbyllë me golin e Kai Havertz nga penalltia (45+1) 3-0. Ndërsa lojtari skocez Ryan Porteous u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër që e shkaktoi penalltinë.

Goli i katërt i gjermanve erdhi nga zëvendësuesi Niclas Fullkrüg (68’), kurse Antonio Rüdiger në minutën e 87’ shënoi autogol.

Në minutën e tretë të shtesë, rezultatin e vulosi Emre Can në 5-1.

Lojtari i ndeshjes sipas UEFA-së është zgjedhur Jamal Musiala.

TABELA AKTUALE / GRUPET EURO 2024

Nesër nga ora 15:00 do të luhet ndeshje tjetër e Grupit A në mes të Hungarisë dhe Zvicrës, kurse nga ora 18:00 Spanja - Kroacia dhe nga ora 21:00 Italia - Shqipëria.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani