KUPA E KOSOVËS
Gjilani bindshëm ndaj Tefik Çangës
20 February, 2016 @15:21
Gjilani, një ndër skuadrat më të përforcuara në afatin kalimtar të janarit, e ka filluar mirë sezonin pranveror. Në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, Gjilani mposhti në shtëpi bindshëm skuadrën e Tefik Çangës.
Ndeshja nuk kishte shumë histori, me fituesin që pothuajse shihej që nga fillimi. Gjilanasit arritën ta mbyllnin ndeshjen me 6 gola të shënuara. Ylli i ndeshjes ishte sulmuesi Gëzim Rusi, i cili shënoi hat-trick kurse nga një gol e shënuan edhe Egzon Shabani, Alban Rexhepi e Shkëmbim Salihu.
Përveç ecurisë së mirë në Kupë, Gjilani është edhe në luftë për ta fituar titullin e ligës së Kosovës pasi që ndodhet në vendin e tretë, vetëm 2 pikë larg kreut.