KUPA E KOSOVËS
Mustafa çon tutje Trepçën ‘89
19 February, 2016 @15:13
Trepça ‘89 është skuadra e parë që është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi mitrovicas arriti të shkojë tutje duke e mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 1-0.
Goli i fitores për ‘89-shin erdhi në minutën 25’ nga Argjend Mustafa, i cili befasoi portierin prizrenas me një goditje të bukur nga distanca.
Nesër do të zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera të rrethit të dytë të Kupës.