Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Gjilani dënohet me 1 mijë euro

Gjilani dënohet me 1 mijë euro


29 March, 2023 @22:44

Skuadra e Gjilanit është dënuar me 1 mijë euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të incidentit të ndodhur pas ndeshjes Gjilani-Llapi. Në njoftimin e lëshuar sot, KD i Superligës ka bërë të ditur se “SC Gjilani dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro.”

Kjo, pasi që është konstatuar se ka pasur lëshim në organizimin e ndeshjes, ku në raport është shkruar se persona të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët shkonin te vetura, disa persona ofendojnë dhe tentojnë sulm ndaj tyre në prezencë të zyrtarëve policor.

Me 300 euro është dënuar edhe Sevdail Robelli, drejtor sportiv i SC Gjilani, që pas fundit të ndeshjes ka hyrë në fushë duke ofenduar rëndë gjyqtarin në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.

Ndeshja Gjilani-Llapi i takonte xhiros së XXVI të Superligës, ndërsa dueli përfundoi 2-2!


 
Të gjitha lajmet nga