Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - GJILANI

Gjilani fiton në kryeqytet, vazhdon ndjekjen

Gjilani fiton në kryeqytet, vazhdon ndjekjen


3 October, 2019 @16:25

Pa shumë probleme e ka kaluar duelin e tij në Prishtinë te Flamurtari skuadra e Gjilanit.

Me dy gola të Gerhard Prognit në formë në pjesën e parë (20’, 30’) dhe nga një personal nga Bedri Greca në minutën e 54’ dhe Fiton Hajdari në minutën e 87’, gjilanasit nuk lanë vend për pikëpytje, për ta vazhduar kështu luftën me skuadrat kryesuese të tabelës.

Sa i përket Flamurtarit, goli i nderit për ta u shënua nga Festim Krasniqi në minutën e 76’, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin përfundimtar 1-4.

TABELA AKTUALE

Me Gjilanin që këtë sezon po kalon formë të mirë, Flamurtari në anën tjetër momentalisht ndodhet në zonën e rrezikshme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga