DY HUMBJE
Gjilani largon trajnerin
5 November, 2015 @20:07
Dy humbje me radhë kanë qenë të tepërta për Gjilanin, që erdhi nga Liga e Parë këtë stinor në Superligë. Rritja e madhe e ambicieve për klubin kuqebardhë nga qyteti në fjalë, ka bërë që ata sot të largojnë nga pozita e trajnerit, Sadat Pajazitin.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Gjilanit përmes një shkrimi në Facebook, ku kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Pajazitin.
Gjilani ka tejkaluar pritshmëritë nën drejtimin e Pajazitit duke kërcënuar kreun e tabelës, por humbja në derbi ndaj Dritës dhe kjo e kësaj xhiroje ndaj Lirisë, kanë bërë që ata të largojnë njeriun më të rëndësishëm që i solli deri këtu.