ZYRTARE
Gjilani me përforcim nga Guatemala
10 August, 2018 @19:00
Pas dy përforcimeve nga Trinidad & Tobago dhe Brazili, Gjilani sot ka zyrtarizuar një transferim nga Guatemala.
Bëhet fjalë për futbollistin Wilber Perez, i cili te Gjilani vjen nga skuadra FC Sanarate, skuadër e shtetit të Guatemalas. Gjithashtu, duhet përmendur se lojtari në fjalë ka zhvilluar 5 paraqitje për kombëtaren e tij.
Në xhiron e parë të Superligës, Gjilani do të luajë si mysafir i Prishtinës në kryeqytet.