VICTOR GOLAS
Ish kampionia me portier brazilian
7 August, 2018 @15:23
Kampionia e stinorit 2016/17 të Superligës së Kosovës, Trepça’89, ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi zyrtar se ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Victor Golas.
Golas është 27 vjeç dhe në fund të dhjetorit do t’i mbush të 28-tat është i lindur në Arapongas të Brazilit ndërsa është i gjatë 192 centimetra.
Ai arritjen më të madhe në karrierë e ka pasur në vitin 2009 kur u bë pjesë e Sportingut të Lisbonës, por nuk depërtoi në ekip të parë dhe u huazua për disa vite në ekipe si Boavista, Penafiel, pastaj mbrojti për Sportingun B, Bragën B e në stinorin 2015/16 djersiti fanellën e Botevit të Plovdivit në elitën bullgare.
Në dy tre vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipeve të ligave të ulëta braziliane.