KOMBËTARJA
Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet rëndë Sadiku
7 August, 2018 @14:17
Lajm shqetësues për Shqipërinë pak para fillimit të Ligës së Kombeve!
Armando Sadiku ka pësuar një lëndim të rëndë dhe pritet të mungojë për afro 6 muaj. Sulmuesi në fjalë u lëndua në miqësoren që skuadra e tij, Levante, e zhvilloi ndaj Heerenvenit, ndërsa pas ndeshjes u konfirmua që lojtari ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë dhe për pasojë ka nevojë të operohet, njofton Supersport.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Në Ligën e Kombeve, Shqipëria ndodhet në Grupin C1 bashkë me Skocinë dhe Izraelin.