ZYRTARE

Evertoni edhe dy përforcime nga Barcelona
9 August, 2018 @18:16
Në ditën e fundit të afatit kalimtar në Premier League, Evertoni ka zyrtarizuar dy përforcime nga Barcelona. Borozani.com
Yerry Mina, qendërmbrojtës, dhe Andre Gomes, mesfushor, kanë kaluar nga kampioni spanjoll te skuadra nga Merseyside. I pari është transferuar plotësisht për afro 30 milionë euro, derisa Gomes ka kaluar në formë të huazimit 1-vjeçar.
Siç dihet, më herët gjatë afatit kalimtar nga Barcelona te Evertoni kaloi edhe Lucas Digne, duke e bërë tre numrin e transferimeve nga katalunasit te “The Toffees”. Sa i përket transferimeve tjera, te Evertoni kanë kaluar edhe Richarlison (rreth 53 milionë euro) nga Watfordi dhe Bernard (transfer i lirë) nga Shakhtari.