JOE HART
Nënshkruan, mbetet në Premier Ligë
7 August, 2018 @18:23
Portieri 31 vjeçar i Manchester Cityt që ka përvojë edhe në reprezentacion të Anglisë, Joe Hart, ka kaluar në radhët e Burnleyt.
BBC Sport ka bërë të ditur se Hart ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin e Burnleyt, ndërsa clarets kanë paguar 4 milionë euro dëmshpërblim në drejtim të kampionëve.
Hart që ka 75 paraqitje me reprezentacionin e Anglisë ka afërsisht 350 paraqitje me Manchester Cityn, me të cilët ka fituar 2 tituj të kampionit në Anlgi dhe një Kupë FA.