GJILANI
Gjilani me përforcime nga Shqipëria
7 January, 2019 @16:55
Vilson Lila dhe Klejdi Koçi janë dy përforcimet më të reja të skuadrës së Gjilanit.
Lila, 29 vjeçar, luan si qendëmbrojtës dhe te Gjilani vjen nga Kastrioti i Superligës së Shqipërisë, kurse 19 vjeçari Koçi është mesfushor qendror që vjen nga skuadrat zinxhirë të Tiranës.
TABELA E SUPERLIGËS
Gjatë këtij afati kalimtar, Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistët Trevin Shonari Caesar, Jose Mauricio Marinho dhe Brundil Pepa, ka zgjatur kontratën e Edison Kqikut, si dhe përveç përforcimeve të sotme, ka zyrtarizuar edhe ardhjen e Shpend Asanit nga Vëllazërimi i Kërçovës.