REAL MADRID - REAL SOCIEDAD
‘Heshtje’ e VAR-it, Reali jashtë zonës Champions
6 January, 2019 @20:22
Vazhdon forma jo e mirë e Realit në La Liga!
Skuadra kampione në fuqi e Evropës u mposht me rezultat 0-2 nga Sociedadi në takimin e luajtur sot, takim i cili u zhvillua me një intensitet tejet të lartë dhe me shumë raste për shënim.
Mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e 3’, për t’ia ‘komplikuar’ ndeshjen madrilenëve shumë herët.
Në vazhdim të ndeshjes, sulmet e parreshtura të madrilenëve nuk dhanë rezultat, derisa përveç përjashtimit të Lucas Vasquezit të Realit, moment kritik i ndeshjes ishte një penallti e mohuar për vendasit. I riu Vinicius Junior u rrëzua në zonën kundërshtare nga portieri mysafir, e gjyqtari kryesor nuk sinjalizoi për penallti, mirëpo ajo që ra në sy është fakti që reagim nuk shfaqi as VAR-i, edhe pse pas përsëritjeve u vërejt qartë kontakti i portierit me sulmuesin madrilen.
Një penallti tjetër u kërkua nga madrilenët edhe më herët, mirëpo penalltia e dytë, në rastin e Vinicius Junior, mund të thuhet që ishte shumë e dukshme.
Pak minuta më pas, ndeshja u mbyll totalisht nga goli i Ruben Pardos, i cili shënoi me kokë për rezultatin 0-2, rezultat ky që e lë Realin jashtë top katërshes momentalisht.
Sa i përket fituesit të këtij takimi, te ky ekip sonte startues ishte edhe Adnan Januzaj, i cili luajti përgjatë gjithë ndeshjes.
Another clear penalty denied for Real Madrid…First Ramos and now Vinicius. What's the point of VAR? pic.twitter.com/jApafdhkAS
— Champions ⚪️[IFB] (@Ha307Mu) January 6, 2019