KËRCËNIMI NGA FIFA
Trabzoni ia pagoi borxhin Milanit
5 January, 2019 @19:24
Ekipi turk Trabzonspor është detyruar t’ia paguajë borxhin Milanit, pasi që mori edhe kërcënimin e dytë nga FIFA.
Trabzonsporit iu dha ultimatum nga FIFA. Pagesa e borxhit të verës 2017 për Juraj Kuckën prej 5 milionë eurove dhe argjentinasin Jose Sosa prej 7 milionë eurove, ose ndalesë në gara evropiane, bllokim të transferimeve të lojtarëve dhe gjobë të majme.
Ekipi turk raportohet që ia pagoi Milanit sot borxhin, ndërsa rossonerëve në arkë i shtohen 12 milionë euro që do të mund t’i përdorin përgjatë afatit kalimtar dimëror.