VILLAREAL - REAL MADRID
11 operime s’e ndalën për ta ndalë Realin
4 January, 2019 @7:43
Paraqitje e mrekullueshme e Santi Cazorlas mbrëmë, derisa 34 vjeçari tregoi se klasi është i përhershëm.
Cazorla, që kaloi dy vite të vështira të jetës duke u operuar 11 herë për të rehabilituar tërërisht lëndimin e pësuar në thembrën e Akilit - iu kthye mbrëmë ballinave me Villarrealin dhe e pa veten në të gjitha mediat sportive.
Përkundër se regjistroi dhjetë paraqitje si startues këtë stinor, ai pikërisht ndaj Real Madridit shkëlqeu, ku shënoi për epërsinë 1-0 të nëndetëses dhe barazimin 2-2 në fund, për t’ia marrë një pikë të vlefshme kampionëve të posashpallur të Botës.
Në anën tjetër, Villarreal me pikën e fituar ka dalë nga zona e rrezikshme e La Ligas, duke pasur pikë të njëjta me Athletic Bilbaon, që gjithashtu po përjeton ditë të rënda.
Real Madridi në anën tjetër me këtë barazim mbetet 7 pikë larg Barcelonës kryesuese në tabelë.