EDVIN KUC
Ballkani nis vitin me përforcim nga Mali i Zi
2 January, 2019 @18:42
Skuadra e Ballkanit të Suharekës që po tenton të mbijetojë stinorin në Superligë, ka zyrtarizuar sot përforcimin e skuadrës, që vjen nga Mali i Zi.
Edvin Kuc, 25 vjeç, mesfushor sulmues është lojtari i ri i Ballkanit.
Kuc në pjesën e parë të stinorit 2018/19 ka luajtur për Rudarin në Mal të Zi. Ka pasur 17 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.
Përgjatë karrierës së tij, Kuc ka qenë pjesë e Beranes, Decicit, Usti nad Labem (Çeki), Titogradit, Decicit dhe që prej verës së vitit 2017 ka qenë pjesë e Rudarit.