STAMFORD BRIDGE
Chelsea zyrtarizon Pulisicin
2 January, 2019 @18:10
Futbollisti amerikan, Christian Pulisic, është tash lojtar i ri i Chelseat.
Mirëpo, amerikani do të vazhdojë të jetë pjesë e Borussia Dortmundit, ku e ka kaluar karrierën deri tash, por në formë huazimi nga të kaltërit e Londrës.
Pulisic 20 vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Chelsean dhe është bërë lojtari i tretë amerikan që do të jetë pjesë e skuadrës nga Stamford Bridge.
Reprezentuesi i SHBA-ve Pulisic është votuar si futbollisti më i mirë i SHBA-së në vitin 2017, ndërsa me këtë moshë ka arritur të ketë 23 paraqitje për shtetin e tij, duke shënuar edhe nëntë gola.
Ai gjithashtu ka edhe pasaportë kroate. Chelsea i pagoi 63 milionë euro Borussia Dortmundit për kartonin e Pulisicit.