SOUTHAMPTON - MANCHESTER CITY
Test para super-derbit të Vitit të Ri
30 December, 2018 @19:01
Me Sergio Agueron dhe Fernandinhon e kthyer në 11-shen startuese, Manchester City i është kthyer fitoreve në Premier League, pasi që sot mposhti jo edhe aq lehtë Southamptonin, 1-3.
Golat e ndeshjes erdhën në pjesë të parë, ndërsa Manchester City tashmë në 10 ndeshje radhazi ka pranuar gol, një statistikë kjo që s’i ka bërë vaki qytetarëve që prej shkurtit të vitit 2015!
Bernardo Silva duket të jetë lojtari më në formë i Cityt këtë stinor, pasi që tashmë ai drejtpërdrejtë është involvuar në 10 gola (5 gola, 5 asistime) prej 19 ndeshjeve të zhvilluara në Premiership.
Sergio Aguero ka shënuar tashmë golin e 50 nën drejtimin e Guardiolës, 16 më shumë sesa çdo lojtar tjetër prej se spanjolli u bë trajner i Cityt.
Diferenca ndaj Liverpoolit ulet në 7 pikë pas fitores së sotme për Cityn, ndërsa më 3 janar do të jetë super derbi i vërtetë në Etihad, kur në mbrëmje citizens presin liderin e pamposhtur ende këtë stinor, Liverpool.
Me humbje, Southampton është futur në zonën e rënies së Premier League, ndërsa në duelin e radhës janë mysafir në Stamford Bridge të Londrës, ku i pret Chelsea.