BALLKANI
Ballkani përforcohet me dy transferime
29 December, 2018 @18:30
Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka zyrtarizuar dy përforcimet më të reja të skuadrës.
Visar Sahiti dhe Tarik Čmajčanin, do të jenë pjesë e Ballkanit në stinorin pranveror.
Sahiti së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë, derisa Tarik Čmajčanin 24 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadrat si Nish, Balestier Khalsa, FC Mika dhe Teuta.
Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e nëntë në Superligë me 21 pikë të grumbulluara.