TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (“10-shja” më e mirë)
Shkruan: Shpend Thaçi
28 December, 2018 @8:50
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
10-shi më i mirë: Blend Baftiu
Zhvillimin që e ka treguar Blend Baftiu në stinorin 2018/19 do ta ketë vënë në mendime mirë e mirë Mirel Josën, që e lëshoi atë.
Ndoshta është penduar që nuk llogariti këtë stinor në djaloshin e ri nga Shtimja, që ishte produkt i Prishtinës dhe luante për ta stinorin e kaluar.
Sidoqoftë, e rëndësishme është që rritja e tij ishte e hatashme, derisa tregoi paraqitje mbresëlënëse këtë stinor. Një dhjetëshe e përsosur për kampionatin e Kosovës. Me pasimet e tij krijoi kokëçarje jo të vogla për mbrojtjet kundërshtare përgjatë gjithë vjeshtës.
Njëherazi ishte i pandalshëm në driblimi, por u tregua i aftë edhe në asistime e shënim të golave. Bile, mund të thuhet që mundin e tij ia çonin kot sulmuesit e ekipit të Ballkanit pas gjithë atyre mundësive që ua krijoi 20 vjeçari i talentuar.
E ardhmja është e gjitha për te. Me shpresë që të arrijë edhe më shumë në karrierë dhe të jetë përzgjedhje e reprezentacioneve U21 e pse jo edhe të seniorëve me kohë.