TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori qëndror II)
Shkruan: Shpend Thaçi
26 December, 2018 @11:09
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Mesfushori qëndror më i mirë: ALBERT DABIQAJ
Albert Dabiqaj gjeti formën më të mirë ndër vite. Ishte organizator kryesor i skuadrës, mbuloi mirë rolin e regjisorit në fushë.
Thuajse i përhershëm dhe gjithmonë në 11-shen startuese të Zekirija Ramadanit. Një vlerë e shtuar për ekipin. Gjithmonë i gatshëm të jep më të mirën nga vetja.
Arsyetoi ftesën dhe besimin që ia kishte dhënë Rafet Prekazi në Kosovën U21, duke e grumbulluar në disa ndeshje të reprezentacionit në kuadër të kampanjës kualifikuese për Evropianin U21 përgjatë 2017 dhe 2018.