TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (qendërmbrojtësi I)
Shkruan: Shpend Thaçi
24 December, 2018 @9:10
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Qendërmbrojtësi më i mirë: LEOTRIM BEKTESHI
Leotrim Bekteshi ishte me paraqitje ndër më konsistentët në Superligë. E organizoi më së miri që është e mundur mbrojtjen e bardhekaltërve të Prishtinës.
Ai solli freski dhe siguri në mbrojtje.
Në krah të Armend Dallkut u përmirësua edhe më shumë. Arriti të krijojë një mur të cilin po has në problem ta shembi çdo kundërshtar.
Gjakftohtë dhe pozicional. Mjaft i matur!