LAZIO - CAGLIARI
Pas 1.5 muajsh, fitojnë
22 December, 2018 @14:29
Fitorja e fundit e Lazios në të gjitha garat daton 8 nëntorin. Atë natë, Lazio kishte mposhtur Marseille’in në kuadër të Europa Ligës dhe prej atëherë, ekipi nuk kishte shënuar fitore.
Sot, me golat e shpejtë të Sergej Milinkovic-Savic dhe Francesco Acerbit, ekipi i Simone Inzaghit siguroi fitoren, ndërsa me atë të Senad Lulicit në pjesë të dytë vulosi gjithçka për 3-1 përfundimtare.
Goli i fundit i ndeshjes i mysafirëve erdhi në kohën shtesë, nga penalltia.
Thomas Strakosha ka qenë i plotë për 90 minuta në këtë fitore të Lazios, ndërsa Valon Berisha dhe Riza Durmisi nuk u përdorën fare nga Inzaghi, derisa këta ngrohën bankën rezervë të ekipit sot.