ARSENAL - BURNLEY
Këndellen me Aubameyangun
22 December, 2018 @15:25
Dy humbje të regjistruara radhazi, pas serisë prej 22 ndeshjes pa humbje, bën që Arsenali të futet në përballjen e sotme ndaj Burnleyt plot energji.
Dy gola nga Pierre Emerick Aubameyang në fillim të pjesëve, sikurse qetësuan topçinjtë e drejtuar nga Unai Emery.
Por, për të mos i lënë rehat u përkujdes Ashley Barnes, që shënoi për 2-1. E derisa kah fundi i ndeshjes mysafirët sulmuan me ngulm për të kërkuar barazimin, u ndëshkuan nga zëvendësuesi Alex Iwobi, që shënoi për përfundimtaren 3-1.
Mesut Ozil është treguar i shkëlqyeshëm në këtë përballje, ndërsa Arsenal për momentin ka pikë të njëjta me Chelsean.
Granit Xhaka ishte në mes të fushës të Arsenalit përgjatë 90 minutave lojë.