TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (portieri)
Shkruan: Shpend Thaçi
22 December, 2018 @14:39
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Portieri më i mirë i pjesës vjeshtore të stinorit 2018/19: VISAR BEKAJ
Portieri i kombëtares së Kosovës, në grupmoshat U21 dhe tash edhe në ekipin senior, ishte ndër më meritorët që Prishtina e mbylli portën e saj hermetikisht për kundërshtarët.
Visar Bekaj po kalon formën e tij jetësore, si në nivelin e pjekurisë ashtu edhe në atë të vazhdimësisë. Ai ka pranuar vetëm katër gola përgjatë gjithë vjeshtës në Superligë.
Ka tetë ndeshje që ka mbajtur rrjetën e portës së tij të paprekur. Ndryshe, për të mbajtur në mend golin e fundit të pranuar në Superligë, Bekaj duhet të rikthehet dy muaj prapa, kur më 6 tetor 2018 Behar Maliqi shënoi për Llapin.