TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (mbrojtësi i majtë)
Shkruan: Shpend Thaçi
23 December, 2018 @14:26
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Mbrojtësi i majtë më i mirë: YLL HOXHA
Prej se është kthyer në Superligën e Kosovës nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ky është gjysmëstinori kur ka treguar më së miri vlerat e tij, që ishim mësuar t’i shohim kryesisht te Kukësi gjatë viteve të kaluara.
Në mbrojtje i çeliktë, në sulm frytdhënës, me harkime dhe pasime vertikal. Pozicional deri në maksimum, e bën Yll Hoxhën e Feronikelit të ‘zaptojë’ pozitën e mbrojtësit të majtë për pjesën e parë të stinorit në ekipin më të mirë.