TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (mbrojtësi i djathtë)
Shkruan: Shpend Thaçi
23 December, 2018 @21:52
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Mbrojtësi i djathtë më i mirë: ARMEND THAQI
Armendi prej Gjilanit u rikthye te Prishtina dhe menjëherë shpagoi besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit dhe trajnerit Mirel Josa.
Ai bëri dallimin me daljet e tija të shpejta në kundërzbritje dhe kontribuoi në konsolidimin sa më të mirë të vijës së parë defanzive të ekipit.
Jo vetëm më i miri në pozitën e tij, por edhe ndër më të mirët, në mos më i miri në tërë këtë fazë të parë të stinorit vjeshtor të Superligës.