TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (mesfushori qendror I)
Shkruan: Shpend Thaçi
25 December, 2018 @16:00
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Mesfushori qendror më i mirë: JEFFERSON LOPES
Pika e vetme e ndritur e përforcimeve të Gjilanit nga jashtë, mund të thuhet që ka qenë braziliani Jefferson, i cili edhe ka qenë ndër më meritorët për disa nga pikët e fituara të ekipit.
Ai ka treguar performanca tepër të mira, veçanërisht në ndeshjet si vendas, ku më së miri arriti të gërshetojë personalitetin me fantazinë e tij në fushë.
Një numër të konsiderueshëm të pikëve që i ka fituar ekipi i drejtuar nga Sadat Pajaziti janë falë tij dhe vlerave të treguara në fushë.