TEAM OF THE HALFSEASON 18/19
11-shja e pjesës vjeshtore (qendërmbrojtësi II)
25 December, 2018 @23:45
Cilët lojtarë treguan formën më të mirë në 17 xhirot përkatëse? Cilët u dalluan më së shumti?
Për t’i vënë “kapak” këtyre pyetjeve, si redaksi jemi munduar ta bëjmë përzgjedhjen tonë të 11 lojtarëve me rendimentin më të mirë në kampionat, përgjatë stinorit vjeshtor që posa e lamë pas.
Formacioni do të përmbajë skemën 4-2-3-1, ndërsa në vazhdim, ditë pas dite do t’i publikojmë dhe do të mundohemi t’i arsyetojmë përzgjedhjet tona.
Qendërmbrojtësi më i mirë: ARBËR PREKAZI
Arbër Prekazi shfrytëzoi në maksimum eksperiencën e tij shumëvjeçare në futbollin kosovar, për t’i dhënë një ekuilibër më të mirë Feronikelit.
Aq sa arriti të shpëtojë gola me ndërhyrje të tija në zonën e rreptësisë (ku jo rrallëherë e falenderoi edhe Florian Smakiqi, portieri i Feronikelit), aq u tregua edhe vendimtar në sigurimin e arkëtimit të tri pikëve për skuadrën e tij, duke shënuar gola vendimtarë në terrene të vështira, si ajo në mysafirllëk te Trepça’89.
Ai në momente delikate për ekipin diti të marrë përgjegjësinë mbi supe, që e bën atë të zë vend në katërshen e mbrojtjes së stinorit vjeshtor të Superligës.