LAUREATËT E FFM
Enis Bardhi dhe Besart Ibraimi, më të mirët në Maqedoni
22 December, 2018 @21:38
Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi, është përzgjedhur për herë të parë në karrierë të tij si lojtar më i mirë i Maqedonisë që luan jashtë vendit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shpërndarë sot çmimet e më të mirëve të vitit 2018, ndërsa përveç Bardhit, laureat ka qenë edhe sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi.
Ibraimi ka fituar dy çmime. Sulmuesi i ekipit kuqezi nga Tetova ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të Superligës së Maqedonisë si dhe të golashënuesit më të mirë të së njëjtës ligë.
Ibraimi në stinorin e kaluar ka shënuar 23 gola, ndërsa këtë gjysmëstinor ka shënuar 11 të tjera për Shkëndijën.
Trajneri më i mirë i elitës maqedonase është përzgjedhur Qatip Osmani, ndërsa lojtari më i mirë i ri Enis Fazlagiç.
Golashënuesi më i mirë i futbollit të të rinjëve në këtë vend është përzgjedhur Abdulhadi Jahija.