MANCHESTER CITY - CRYSTAL PALACE
Vjen befasia, mposhtet City
22 December, 2018 @17:58
Manchester City ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit sot. Befasisht, ekipi i Pep Guardiolës ka rënë pre e Crystal Palace‘it të Roy Hodgsonit sot. Dhe atë, në shtëpi 2-3.
Fillimi që dukej se ishte i mirë i Cityt nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Goli i Ilkay Gundoganit për 1-0, u neutralizua nga Jeffery Schlupp, ndërs shpejt Andros Townsend i dha epërsinë mysafirëve, 1-2.
Në pjesë të dytë edhe një gol nga Crystal Palace nga penalltia (shënoi Luka Milivojevic) për t’i prishur edhe më shumë punë kampionëve, të cilët krejt atë që arritën deri në fund ishte ulja e epërsisë mysafire nga 1-3 në 2-3, me anë të golit të Kevin de Bruynes.
Disfata e Cityt më së shumti i konvenoi liderit Liverpool, që tashmë ka kredi për humbje në xhep, përgjatë maratonës së fundvitit në Premiership.