CHELSEA - LEICESTER
Vardy shpëton trajnerin, Chelsea ia bën sefte në shtëpi
22 December, 2018 @18:12
Humbja e parë e stinorit në shtëpi për Chelsean vjen nga ish kampioni Leicester City.
Jamie Vardy shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, ndërsa shpëtoi trajnerin Claude Puel, që ka qenë nën kritika të mëdha për rezultate dhe me një humbje potenciale sot, pritej që të shkarkohej nga detyra.
Kur pritej rikthimi i Chelseat, Leicester fitoi edhe më shumë fuqi. Sikur u ngjall shpriti i kampionit dhe u duk edhe më i rrezikshëm.
Kjo është humbja e parë e Chelseat në shtëpi që prej 1 prillit, njëkohësisht edhe u humb mundësia për të dalë në pozitë të tretë.
Aventura e Puelit me Leicesterin vazhdon, derisa ekipi ngritet në tabelë.